Dy ditë më parë në ngjarjen MWC 2015 në Barcelonë, Samsung prezantoi dy modele të reja të serisë Galaxy, Samsung Galaxy S6 dhe Samsung Galaxy S6 Edge dhe tani kemi edhe disa detaje rreth çmimeve të tyre.

Samsung Holanda ka filluar të marrë para-porosi për versionin 32GB të dy modele, me ç’ rast modeli Galaxy S6 ka çmimin 700€ ndërsa modeli Galaxy S6 Edge 850€.

Samsung Galaxy S6 dhe Galaxy S6 Edge

Pra, bazuar në këto para-porosi, versionet 32GB të të dyja modeleve do të jenë nga 700€ deri në 850€.

Samsung ende nuk ka njoftuar për çmime të versioneve 64GB dhe 128GB të modeleve të fundit Galaxy S6. /ameble