SHPËRNDAJE

Vetëm disa ditë pas rrjedhjes së disa fotove për smartphone-in Nexus 5 me ngjyrë të zezë që ishin shfaqur online, tani është shfaqur versioni me ngjyrë të bardhë.

Llogaria në Twitter @evleaks, e cila edhe me herët ka shfaqur imazhet e para për shumë pajisje, duke përfshirë edhe versionin e zi Nexus 5, tani ka bërë një tweet me foton e versionit të bardhë, bashkë me lajmin për pajisjen që mund të prezantohet me datë 1 Nëntor. Edhe pse në foto nga para duket me ngjyrë të zezë, nga mbrapa duket i bardhë.

LG Nexus 5

Detaje rreth karakteristikave të tij ende mbahen të fshehura, mirëpo kur ishte shfaqur aksidentalisht tek Google Play Store çmimi i tij ishte 349 $ për modelin 16GB .

Edhe pse Nexus 5 është përfolur shume qe do të prezantohet gjatë fundit të këtij muaji, modeli i paraprak Nexus 4 tanimë nuk gjendet në dispozicion për blerje nëpërmjet Google Play Store, duke menduar se gjenerata e ardhshme e pajisjes pritet të vij shumë shpejt. |ameble|

SHPËRNDAJE