SHPËRNDAJE

Nëse ju intereson të dini më shumë për orën e mençur LG G Watch, kompania LG ketë javë ka përditësuar uebfaqen zyrtare të kësaj ore me disa imazhe dhe disa karakteristikat të reja.

LG-G-Watch

LG G Watch i ri do të shfaqet me sistemin e ri të Google-it, Android Wear, dhe pritet të jenë në dispozicion për shitje gjatë muajve të verës. Detajet për çmimin nuk janë publikuar nga LG, por thuhet se LG G Watch do të lansohet për treg para muajit Korrik dhe do të jetë me çmim më pak se 220 euro, por kjo nuk është konfirmuar nga LG.

Informacioni i ri konfirmon se LG G Watch do të jetë rezistent ndaj pluhurit dhe ujit, gjithashtu do të jetë në dispozicion në dy ngjyra, ari (champagne gold) dhe të zezë (stealth black). Nuk janë dhënë me shumë detaje në lidhje me ketë pajisje. /ameble

SHPËRNDAJE