SHPËRNDAJE

Pamjet origjinale të smartphone-it HTC One Mini janë shfaqur në një blog gjerman Androidnext.de. Ata kanë shfaqur një pajisje që duket pothuajse identike me madhësinë e HTC One.

Pajisja megjithatë ka disa dallime të vogla, si dhe disa specifika të harduerit janë publikuar. Besohet se HTC One Mini do të vijë me procesorë 1.4 Qualcomm Snapdragon 400, 1GB RAM, 16GB hapësirë e të brendshme dhe ekrani i tij do të ketë rezolucionin 1280X720. Sipas Androidnext.de, nga 16GB hapësirë 11.2GB do të jetë e përdorshëm.

Smartphone-i vjen me dy kamera, e pasmja më 4 megapikselë ultra dhe ajo frontale 1.6. Gjithashtu raportohet se do të ketë HTC Software Sense 5 bashkë me Android 4.2.2 Jelly Bean, të njëjtin version që posedon modeli HTC One evropian i tanishëm.

Smartphone-i është thënë të jetë në testim, kurse lansimi i tij mund të bëhet në muajin Gusht. |ameble|

SHPËRNDAJE