SHPËRNDAJE

GoPro-Hero-4Kanë rrjedhur detajet e para për karakteristikat e kamerës së ardhshme GoPro Hero 4, e cila ende nuk është paralajmëruar nga vetë kompania. Asnjë nga këto karakteristika nuk janë konfirmuar nga GoPro por nëse të dhënat që janë shfaqur janë të vërteta atëherë i bie që kamera GoPro Hero 4 do të vijë me rezolucion 4K Ultra HD në 30 frames për sekondë .

Karakteristika të tjera të kësaj kamere përfshijnë 1080p në 120fps dhe 720p në 240fps për shkak të përfshirjes së SoC Ambarella A9 CPU ofron procesori 1 GHz dual A9 ARM Core CortexTM-A9 dhe FPU acceleration.  Në ketë njoftim gjithashtu thuhet se GoPro Hero 4 do të vijnë me kamerë 13-megapikselë dhe lensin tërësisht tjetër, për të fotografuar në kushte të errëta, gjithashtu përmenden edhe shumë funksione tjera.

Kamera GoPro Hero 4 e re pritet të lansohet gjatë muajve të verës mirëpo për momentin ende nuk ka asgjë zyrtare, kështu që nëse do shfaqet diçka zyrtare do të njoftojmë me kohë. /ameble

SHPËRNDAJE