iPhone 6sPërderisa jemi në fillim të vitit si dhe është po thuajse shumë herët të flasim për modelet e reja të iPhone-ve nga Apple, tashmë kanë filluar të shfaqen edhe thashethemet e para për modelet e reja, iPhone 6S dhe iPhone 6S Plus, të cilat priten të prezantohen në shtator të këtij viti.

Disa thashetheme kanë të bëjnë pikërisht me karakteristikat harduerike të iPhone 6S dhe 6S Plus, për të cilat thuhet se do të vijnë me lente të dyfishtë të kamerës si dhe 2GB RAM.

Aktualisht, IPhone 6 dhe 6 Plus vijnë me 1GB RAM LPDDR3, ndërsa për pasardhësit të tyre, sipas thashethemeve thuhet se iPhone 6S dhe 6S Plus do të vijnë me 2GB RAM LPDDR4.

Marrëveshja e arritur në mes të dy kompanive të mëdha Samsung dhe Apple, pritet të krijon një bashkëpunim të madh, për arsye se Samsung do të prodhon një numër të madh të komponentëve për modelet iPhone dhe iPad për vitin 2015, ndër të cilat pritet edhe prodhimi i procesorit të ri Apple A9.

Duke marrë parasysh traditën e kompanisë Apple, e cila pajisjet më të reja i prezanton në 3 mujorin e fundit, pikërisht në shtator, deri atëherë do të dëgjojmë shumë thashetheme. /ameble