SHPËRNDAJE

Pas pamjeve që kanë rrjedhur për Google Nexus 5 në videon të cilën është paraqitur zyrtarizmi i Android-it 4.4 KitKat, sipas thashethemeve është çështje kohe kur Google pritet të lansoj smartphone-in e tyre të ri.

Por, përderisa ne presim pajisjen e vërtetë, nëpër internet kanë filluar të rrjedhin imazhe të shumta gjithashtu foto koncepte të tij. Imazhet e fundit vijnë nga Redditor Vovicon, të cilët kanë postuar disa nga to për uebfaqen e forumit të Android-it.

Vovicon ka paraqitur tri pamje, duke filluar me një dizajn të thjeshtë që tregon logon e LG-së dhe shkronjat Nexus në anën e pasme. Pastaj ajo e dyta e ngjashme vetëm se kamera duket sikur tek tableti Nexus 7 dhe e treta dallimi ne mes të modeleve të kaluara.

Nexus 5 nuk duket të jetë më i madh se Nexus 4, por sipas raporteve të fundit ky model mund të shfaqet me ekran 5 inç. Pajisja gjithashtu pritet të vijë e pajisur me procesorin Snapdragon 800 me versionin e fundit Android 4.4 KitKat. |ameble|

SHPËRNDAJE