SHPËRNDAJE

HTC One Max do vijë së shpejti dhe do të jetë me të vërtetë i madh. Nowhereelse.fr ka publikuar e para një seri fotografish të phablet-it të ardhshëm të HTC-së dhe tregojnë se sa duket i madh ky model kur mbahet në dorën e dikujt.

Siç është parë edhe në disa pamje të mëparshme, Smartphone-i apo phablet-i HTC One Max i ri me të vërtetë duket shume më i madh se HTC One origjinal, me trup të njëjtë nga alumini, spikerë të dyfishtë në front.

VR-Zone thotë se përdoruesit e Weibo-s të cilët i kanë bërë fotot e me poshtme të pajisjes kanë thënë se ajo do të shfaqet me ekran 5.9 inç me rezolucion 1920 X 1080 pikselë, procesorin 1.7Ghz, kamerën ultra 5 megapikselë. 2GB RAM, 16GB hapësirë të brendshme për te dhëna, baterinë 3300 mAh si dhe versionin e ri të Android-it 4.3. |ameble|

SHPËRNDAJE