Samsung Galaxy S5 duket se ka filluar të përditësohet me versionin më të fundit të Android, atë 5.0 Lollipop, por duket se Samsung ka qenë duke punuar dhe për versionin Lollipop për Samsung Galaxy S4. Sot kanë qarkulluar në Internet fotot e para të një version Android 5.0 për Galaxy S4.

Nuk ka të dhëna specifike se nga ka ardhur ky version i sistemit operativ Android, por pas testimeve të ndryshme është konstatuar se ky është version original dhe duket se të gjitha opsionet punojnë më së miri. WiFi, lidhja me Internetin, NFC, Bluetooth, të cilat janë opsionet më problematike në shumicën e sistemeve operative, në këtë sistem duket se punojnë mirë. Megjithatë ka akoma disa pjesë të sistemit që duhen përkthyer nga kinezçja dhe duket se Kina është vendi i origjinës nga ka “rrjedhur” ky sistem.

Lollipop-Samsung-Galaxy-S4-710x315

Sistemi është i përshtatshëm për tu përdorur në disa versione të Samsung Galaxy S4 si GT-I9500, GT-I9502, GT-I9508 dhe GT-I9508v. Ky version i sistemit nuk punon me modelin GT-I9505, që është një nga modelet më të njohura të pajisjes.

Nëse ju keni në dispozicion një Galaxy S4 dhe doni të provoni versionin Lollipop të Android, mund ta shkarkoni sistemin në këtë forum XDA. Sigurohuni të lexoni mirë instruksionet! /ameble/