Vetëm disa muaj pas prezantimit, Microsoft tani nxjerr të dhëna zyrtare për çmimin dhe pakon për versionin Windows 8.1 Versioni i ri i sistemit operativ Windows do të jetë në dispozicion për shkarkim pa pagesë për përdoruesit e Windows 8 duke filluar nga data 17 Tetor nga Windows Store.

Windows 8 Pakot

Të gjitha karakteristikat që Microsoft ka dhënë në fillim të këtij viti do të përfshihen në përditësimin e ri. Përdoruesit e Windows-it të cilët nuk posedojnë aktualisht Windows 8 do të kenë mundësi për ta blerë përditësimin online. Windows 8.1 dhe 8.1 Pro do të kushtojë rreth 119.99 $ kurse pako shtesë Windows 8.1 Pro Pack e cila posedon karakteristika ekstra do të kushtojë 99.99 $.

Një dallim i rëndësishëm mes blerjes së versionit Windows 8 dhe Windows 8.1 është se 8.1 do të jetë ” version me softuer të plotë” të sistemit operativ. Microsoft në ketë version ka përfshirë edhe udhëzimet për përdoruesit për cilët nuk kanë përvojë në Windows 8. |ameble|