SHPËRNDAJE

Në fundjavën që shkoj pamë disa imazhe nga Eric Schmidt për Motorola Moto X, kurse tani kemi edhe videon që është shfaqur si reklamë e këtij smartphone-i prej mediumit Rogers nga Kanada, të cilët na japin një vështrim më të mirë për ketë pajisje të re.

Video tregon disa nga karakteristikat e reja që do të jenë të dispozicion në Moto X, që përfshijnë mikrofonin e hapur që shpjegohet se do të jetë gjithmonë gati për komanda zanore.

Softueri fotografik në Moto X gjithashtu posedon një opsion të ri i cili nuk ka buton për të marrë foto mirëpo vetëm mund të shtypet dy herë kudo në ekran dhe regjistrohet fotoja. Një tipar tjetër me kamerën është fotografimi i shpejt, në qoftë se mbani gishtin në pjesën e ekranit të shtypur më gjatë atëherë do të kapen një numër i fotografive njëra pas tjetrës (shih videon më poshtë).

Në anën tjetër ne ende asgjë nuk dimë për harduerin e këtij modeli, ajo që dimë momentalisht është se smartphone-i do të shfaqet me ekran mes 4.3 dhe 4.5 inç dhe se do të vijë me Android Jelly Bean.

Moto X pritet të jetë shumë i përshtatshëm dhe do të vijë në disa ngjyra. |ameble|

[youtube id=”B8Aydvu3MFY” width=”600″ height=”350″]

SHPËRNDAJE