Thashethemet kanë filluar se HTC nga fillimi i vitit të ardhshëm do të vazhdoj me modele të reja të smartphone-ve si, M9 dhe M9 Prime. Tani për tani nuk e dimë se çfarë pritet nga këto modele, por dizajni i parë koncept na ka dhënë një pamje perfekte, që pak a shumë na bënë të entuziazmuar.

Ky koncept është bërë nga një bloger i Android-it Jermaine Smit, ku video më poshtë modelin e ri të HTC-së  e përshkruan si një model më të lëmuar dhe më të hollë se sa M8.

Smit gjithashtu ka shfaqur edhe disa karakteristika të cilat mund t’jenë të përfshira në modelin e ri të këtij smartphone: si p.sh. Ekranin QHD 5.1-inç, procesorin e gjeneratës se re Snapdragon 808 dhe 3GB RAM. Kurse për kamerat ky koncept ka përdorur teknologjinë e vetë HTC-së, atë frontalen  2.9-ultrapikselë kurse ajo e pasme 6-ultrapikselë.

Sigurisht se ky është vetëm një dizajn koncept, mirëpo nuk do të thotë që disa nga idetë dhe karakteristikat e prezantuara këtu nuk mund të përfshihen në pajisjen zyrtare. /ameble