Një foto e asaj që duket të jetë një kontrollues prototip për gjeneratën e ardhshme të PlayStation 4 është shfaqur në internet.

Foto tregon një kopje të ngjashme të asaj që duket si një kontrollues PS3 DualShock me një ndërfaqe touchpad në mes, duke zëvendësuar butonat që gjendeshin në atë vend aktual të kontrollit PS3. Kontrolluesi është lidhur këtu me atë që duket të jetë një dev kit PS4.

Kjo fotografi së pari u shfaq në uebfaqen e internetit për lojëra Destructoid. Që atëherë, vlefshmëria e fotos është mbështetur nga një raport nga Kontaku, i cili botoi një artikull ku thuhet se ‘një burim i afërt “ka konfirmuar se pajisja që shfaqet në foto ishte e vërtetë”. Uebfaqja e lojërave, IGN gjithashtu ka mbështetur këtë vlerësim, por ka deklaruar se ky është një prototip i hershëm e cila ka gjasa të ndryshojë para lansimit.

Sido qe të jetë duhet të presim edhe disa ditë, para së Sony të vërtetoj ose mohoj vërtetësinë e kësaj fotoje, sepse prodhuesi i konsolave është në përgatitje të mbajë një fjalim të rëndësishëm për media në New York javën e ardhshme në ditën e mërkurë. |ameble| [divider top=”0″]