SHPËRNDAJE

RIM ka shfaqur zyrtarisht platformën e tyre të re BlackBerry 10 dhe gjithashtu smartphone-in e parë të emëruar BlackBerry Z10 që tani posedojm të dhëna të plota për të.

Ky smartphone vjen me ekran 4.2 inç dhe rezolucion 1280X768 pixela, përmban procesorin dual core 1.5GHz, 2GB RAM, 16GB hapësirë të brendshme, plus një slot për kartën microSD, që përkrahë deri 32GB. BlackBerry Z10 posedon dy kamera, atë frontale 2 megapixel me zmadhim digjital 3x dhe aftësinë për të incizuar video me definicion të plotë në 720p, kurse në pjesën e prapme të pajisjes është kamera 8 megapixel me auto-fokus, zmadhim digjital 5x dhe definicion të plotë HD në 1080p.

Karakteristikat e tjera të BlackBerry Z10 përfshijnë Bluetooth 4.0, 802.11 a/b/g/n WiFi, A-GPS, dhe masat e këtij smartphone-i janë 130mmX65.6mmX9mm. Për me shumë shiko video prezantimin e paraqitur më poshtë. |ameble|

[youtube id=”BDtxZr5TS7E” width=”600″ height=”350″] [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE