Pas shumë muajsh spekulime dhe thashetheme, Xbox One më në fund është prezantuar nga Microsoft, nga selia e tyre në Redmond të Washington-it, e cila sipas kompanisë është më tepër se një konsole për lojëra, është projektuar gjithashtu si sistem argëtimi “të jetë të gjithë në një” (all in one).

[youtube id=”TP_E6Bn6fWM” width=”600″ height=”350″]

Xbox One është e dizajnuar që të jetë si shpërndarës argëtimi në shtëpi tuaj (home entertainment hub, që posedon mundësin të shikoni TV-të drejtpërdrejt nëpërmes kësaj pajisje Xbox One nga rrjeti kabllor ose sateliti set-top box, ajo gjithashtu vjen me softuerin Skype të integruar. Microsoft ka prezantuar gjithashtu një Xbox Kinect të ri që vjen bashkë me Xbox One.

Në pajisjen e re Xbox One është procesori AMD 8-bërthamor që i bie 8 herë më i shpejt se sa Xbox 360, posedon 8GB RAM DDR3, hapësirën e brendshme të diskut 500GB, Blu-ray player që mbështet daljet 4k, lidhjen Gigabit Ethernet, plus portat USB 3.0, zërimi dhe video 1080p dhe 4K të dyja përkrahin 7.1 zërimin surround si dhe WiFi Direct për të komunikuar me kontrollues të ri dhe pajisje të tjera.  Konsola peshon rreth 3 Kg, njëjtë si ajo origjinale Xbox 360, por është pak më e mëdha në madhësi.

Microsoft ka thënë se shitjen e tij do të filloj gjatë këtij viti, për me shumë detaje pritet të shfaqen në muajin e ardhshëm në ngjarjen E3. |ameble|