SHPËRNDAJE

Gjatë javëve të fundit kemi dëgjuar thashetheme në lidhje me serinë e re të smartphone-ve nga Samsung, e quajtur Samsung Galaxy Mega. Kompania Samsung sot ka publikuar për publikun dy modele të reja nga kjo seri, Galaxy Mega 6.3 dhe Galaxy Mega 5.8, të dy pajisjet vijnë me platformën Android 4.2 Jelly Bean, dhe mbajnë karakteristika të ngjashme.

Edhe këto modele nuk duken shumë të ndryshme nga modelet tjera të më hershme që posedon kjo kompani. Samsung ngjashëm sikur kompania Apple ka mbetur në dizajne të njejta të smartphone-ve duke ndryshuar vetëm madhësinë e tyre.

I pari Galaxy Mega 6.3 përmban ekran HD 6.3 inç me rezolucion të 1280 X 720 piksel, procesorin 2-bërthamorë 1.7 GHz me 1.5 GB RAM dhe hapësira e brendshme në zgjedhje prej 8GB ose 16GB, plus opsionin microSD që pranon kartela të memories deri në 64GB. Specifikat tjera të Galaxy Mega 6.3 përfshinë kamerën frontale 1.9 megapiksel dhe atë të pasmen 8 megapiksel, gjithashtu WiFi  802.11 a/b/g/n/ac, WiFi Direct, Bluetooth 4.0, NFC dhe GPS.

samsung-galaxy-mega-6-3_1

samsung-galaxy-mega-6-3_2

Kurse modeli tjetër Galaxy Mega 5.8, përmban ekranin qHD 5.8 inç me rezolucion 540 X 960 piksel, procesorin 2-bërthamorë 1.4GHz gjithashtu me 1.5 GB RAM. Galaxy Mega  5.8 përmban 8GB hapësirë të brendshme dhe sloten microSD që pranon kartela deri 64GB, plus kamerat e ngjashme sikur në modelin e më sipërm.

samsung-galaxy-mega-5-8_1

samsung-galaxy-mega-5-8_2

Kompania Samsung nuk ka dhënë asnjë informacion për çmimin e këtyre smartphone-ve, por kanë thënë se Samsung Galaxy Mega do të fillojë me shitje në Evropë në muajin Maj. |ameble| 

SHPËRNDAJE
  • Kosova11

    prej S1 e knej krejt njejt, u ba bajat