SHPËRNDAJE

Jeta është e bukur, por edhe më e bukur me filtër thotë Markus Gerke

A është Instagrami vetëm një platformë unike e bërjes dhe shpërndarjes së fotove, apo mundëson përfaqësimin e  disa dëshirave të pandërgjegjshme të njerëzve te cilët mund ta keqpërdorin këtë mundësi?

Sido që te jetë rasti, koncepti i këtyre syzeve është që ju lejojnë të shihni botën përmes prizmit të retro fotografisë. Te dizajnuara nga inxhinieri Markus Gerke nga Berlini, Insta-Syzet janë syze që do të marrin fotot me një kamera të integruar dhe natyrishtë përmes filtrave te Instagramit.

Kur ai/ajo qe mban këto syze ne sy sheh një skenë te cilën është i interesuar ta fotografoje atëherë ky përdorues do të shtyp një buton i cili do të jetë i montuar në pjesën ne mes te syve dhe do ta aktivizoj automatikisht kamerën. Ky aktivizim do të mundësoj filtrimin e të gjitha imazheve të cilat i kap objektivi i padukshëm i montuar në xhamat e syzeve.

Njëri prej kraharorëve do të ketë butonat me të cilët do te mund ti kontrolloj dhe zgjedh llojet e ndryshme të filtrave për ti aplikuar në nxjerrjen e imazheve.

Ndoshta ju dëshironi që të lini filterin te lëshuar gjatë gjithë kohës dhe te shihni botën si në aparatet e vjetra të Polaroidit duke pretenduar qe nuk jemi në vitin 2012, patjetër se edhe kjo do të jetë e mundur.

Por, fatkeqësisht inxhinieri Gerke tani për tani nuk ka ambicie qe ti prodhoj këto syze me këtë koncept, edhe pse këto syze do te ishin një produkt tepër i kërkuar nepër botë.

Çfarë mendoni ju ? A do të blinit një palë syze të tilla ? |cnet.com| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE
  • Petriti

    Me kane qe muj me pa kojshiken teme qysh kam qef i kisha ble!

    • albi

      o Petrit, kojshikes shkoj te dera, e mshaj ziles, sduhen syzet