Raspberry PI në treg kishte dal në vitin 2012, dhe që nga lansimi i këtij mini kompjuteri e deri më tani është bërë shumë i popullarizuar. Ekipi i kësaj pajisje ka njoftuar nëpërmes Twitter-it se deri tani kanë shitur më shumë se 5 milionë pajisje që nga lansimi i modelit origjinal.

Fondacioni Raspberry Pi ka prezantuar ketë muaj modelin më të ri Raspberry Pi 2, i cili në mënyrë të konsiderueshme është më i fuqishëm se sa modelet e mëparshme. Gjenerata e dytë e Raspberry Pi-së vjen gjashtë herë më i shpejt në precesim se sa ai origjinali, dhe përmban procesorin 4-bërthamor ARM Cortex A7 me 1GB RAM. Ky model është kompatibil me harduerin e modelit  të parë origjinal. /ameble