SHPËRNDAJE

iPhone 5CAsnjë kompani nuk është në gjendje ta mbaj ndonjë model të caktuar për shumë kohë dhe si duket edhe Apple do të futet në këtë grup pasi që është duke menduar për të ndërpre prodhimin e modelit iPhone 5C.

Pavarësisht tregut të madh, Apple është menduar që të këtë bërë disa gabime me serinë e modelit iPhone 5C dhe për këtë arsye është duke planifikuar që modelin të ndërpresë nga vija e prodhimit duke e shtyrë kështu prodhimin e modeleve të fundit, iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus.

iPhone 5C ishte edhe një prej smartphone-ve që kishte arritur rekorde të shitjeve në treg duke u nisur nga fakti se çmimi i tij ishte më i përballueshëm në krahasim me modelet tjera, andaj fansat e brendit Apple e kishin nderin që të kenë këtë pajisje në duart të tyre.

Se si do të vazhdoj më tutje me modelin iPhone 5C, mbetet të vendos kompania Apple e cila në fakt e ka edhe fjalën kryesore në këtë proces. /ameble

SHPËRNDAJE