SHPËRNDAJE

Ngjashëm siç ishte dallimi në mes të iPhone 4 me modelin 4S, edhe iPhone 5S duket dhe ndjehet gati identik me iPhone 5. Me skaje të prera, i hollë, i lehtë dhe i ndërtuar nga alumini, ekrani i tij mbetet prapë i njëjtë 4-inç. Në fakt, iPhone 5S posedon fiks të njëjtat dimensione dhe peshën si paraardhësi e tij me 123.8 x 58.6 x 7.6 mm dhe 112 g.

Edhe pse është dizajn i vjetër gati një vjeçar, prapë se prapë mbetet tejet mbresëlënës, është dhe mbetet ende një nga smartphone-t me dizajn dhe pamje nga më të mirët.

Ne tani kemi pasur shansin ta kem edhe ketë model në punëtorinë tonë, për vlërsim të plotë dhe më n’detaje. Ndërkohë kemi bërë shpaketimin e tij dhe kemi prezantuar së çfarë gjendet brenda kutisë së këtij smartphone-i si: iPhone 5S, udhëzuesi bashkë me ndihmësin për futjen e kartelës SIM, kabllo USB bashkë me mbushësin e baterisë dhe kufjet (ndegjojset). Për me tepër shih videon e me poshtme:

[youtube id=”nsTEE0gisI8″ width=”600″ height=”350″]

Ekrani i cili është Retina posedon rezolucionin 1136X640 pikselë. Apple nga ky model ka zëvendësuar butonin kryesor tradicional me Fingerprint Scanner që e ka quajtur Touch ID.

Butoni i ri Home, mund të detektoj gishta të ndryshëm nga kënde të ndryshme, në të mund të shtohen edhe shenjat e gishtave nga miqtë dhe familjaret tjerë. Ky buton nuk është vetëm për zhbllokimin e telefonit, Touch ID gjithashtu eliminon nevojën e futjes së një fjalëkalimi, sa herë që ju dëshironi të blini gjëra nga iTunes.

Nga pjesa e prapme mund të shihni ndryshimin fizik të dytë, ku flash LED-i i vjetër tani është zëvendësuar nga një tjetër i vendosur vertikalisht me ngjyrë të bardhë dhe LED të portokalltë dhe kur funksionojnë këto së bashku japin ndriçim natyror në fotot e marra. Apple e quan atë True Tone Flash, dhe thotë se eliminon dritën e përqendruar në një vend, ku shpesh e gjeni nga smartphone të tjerë.

Një gjë tjetër që vështirë mund të vërehet është aparatura e lensit të kamerës dhe këtu është rritur edhe sensori për fotografi më të mira.

Kurse nga ana softuerike siç kemi raportuar kohë pas kohë tanimë janë lëshuar versione të reja me përmirësime të iOS-it, mirëpo nga dyqani ky model vjen me versionin iOS 7.

Apple iPhone 5S tani gjendet edhe nëpër dyqanet tona, mirëpo ende me një çmim të lartë krahasuar me modelet tjera të cilët posedojnë performancë ndoshta më të mirë se ky smartphone. Për krahasim me modele tjera shih tek moduli ynë Krahasime. /ameble

SHPËRNDAJE