SHPËRNDAJE

Sasia e memorieve RAM të përdorura në smartphone është rritur dhe po rritet çdo vit, sot disa prej top smartphone-ve posedojnë deri në 4GB RAM, mirëpo së shpejti mund të vijnë smartphone edhe me 8GB RAM memorie.

Qualcomm kohët e fundit ka lansuar procesorin e ri Snapdragon 820 i cili nga viti i ardhshëm pritet të përdoret nga shumë modele të smartphone-ve, procesor ky i cili përkrah 6GB RAM.

Mirëpo në anën tjetër kanë dal informata për procesorin tjetër të ardhshëm Snapdragon 830, i cili pritet të lansohet në vitin 2017, e që përkrah 8GB RAM memorie.

Qualcomm Snapdragon 830

Snapdragon i ri 830 është koduar me shifrën MSM8998 dhe thuhet se është prodhuar duke përdorur procesin 10nm, kurse Snapdragon 820 i fundit ishte me 14nm dhe pritet të nis vitin e ardhshëm me smartphone-in Samsung Galaxy S7.

8GB RAM do të jetë vërtetë një sasi e madhe e memories në smartphone, më të cilën nganjëherë mund të pyesim se çfarë i duhet një smartphone-i memorie kaq e madhe? /ameble

 

SHPËRNDAJE