SHPËRNDAJE

Që nga lansimi i smartphone-ve Android kanë kaluar disa vite dhe me siguri se keni ndonjë pajisje të vjetër Android qe rrinë kot në dollapin tuaj. Është koha që të merrni atë tani nga dollapi dhe fusni në përdorim të nevojshëm.

Pajisja juaj e vjetër Android ka aq shumë mundësi sa që nuk keni ditur si ta përdorni. Me pak rreshta do t’ju tregojmë se çka mund të bëni me një pajisje të tillë.

Orë tavoline/Alarm

Ore tavoline

Edhe pse sot kemi shumë pajisje që posedojnë orën apo alarmin, mirëpo prapë se prapë blejmë ora të dedikuara për Alarm, atëherë një pajisje Android i/e vjetër është ideal për të krijuar një orë me alarm me ndihmën e një aplikacioni qe gjithmonë do te qëndroje pranë shtratit tuaj.

Edhe pse shumica e smartphone-ve Android kanë të instaluar programin, në Play Store eksitojnë edhe shumë aplikacione tjera të dedikuar vetëm për orë dhe Alarm që funksionojnë shumë mirë edhe në versione të vjetra te Android-it. E vetmja që duhet te gjeni është mbajtësi që edhe ju vete mund ta improvizoni.

Ja disa aplikacione pa pagesë:

Mp3 Player

Mp3 player

Nëse jeni fans i madh i muzikës, atëherë smartphoni apo tableti juaj i vjetër Android është i përkryer për Mp3 Player.  Në këtë mënyrë ju mund të kurseni kohëzgjatjen e baterisë se smartphone-it për çështje më të rëndësishme derisa Android-in e vjetër pa SIM kartel e përdorni për muzikë gjate tërë ditës si dhe mund te ushtroni edhe në palestër pa ju ndërprerë ndonjë telefonat apo ndonjë tekst mesazh.

Disa nga Mp3 Player në PlayStore:

Kornizë digjitale për foto

Kornizë digjitale

Ka me qindra foto korniza digjitale për të zgjedhur, por pse të shpenzojmë para për diçka që veç e kemi. Një tabletë Android i shoqëruar me një aplikacion do të jetë i përkryer për të treguar fotografitë tuaja të preferuara në Slideshow. Një avantazh tjetër është se tableti apo telefoni është i pajisur me WiFi, gjë që ju mundëson të lexoni edhe fotografitë që keni në rrjet apo në ndonjë kompjuter tjetër.

Ka dhjetëra aplikacione për të marr, që ne ju rekomandojmë:

Sistemi i muzikës dhe navigimit për automjetin tuaj

Navigacion

Nga të gjitha mundësitë e lartpërmendura mendoj që ky është opsioni më i mirë për shfrytëzimin e smartphonit/tabletit të vjetër. Ne Play Store gjinden shume aplikacione qe e bëjnë telefonin tuaj shumë më të lehtë dhe më të sigurtë për t’u përdorur në veturën tuaj, me butona me të mëdhenj dhe aplikacione kryesore si: Ora, Radio, Navigimi ( GPS), Muzika, Moti (nëse jeni te lidhur me internet). |ameble|

SHPËRNDAJE