SHPËRNDAJE

Një trend i ri ka filluar në vendin tonë, ku smartphone-t falsë janë duke u shfaqur më të madhe. Këta smartphone në pamje duken vërtet të ngjashëm me ata origjinal, por në fakt këtu janë përdorur komponente të kualitetit më të ulët. Smartphone-t falsë mund të jenë të lirë, mirëpo nuk garantojnë cilësi.

Rasti që neve na ka renë në sy është smartphone-i Samsung Galaxy S3, i cili me një çmim taktik jo shumë të ulët, mirëpo jo edhe më dallim të madh me Smartphone-in origjinal, po shpallet për shitje nëpër portale online për shitblerje, që përshkrimin e ka kinse Smartphone-i ka ardhur nga ndonjë shtet Europian nga ndonjë i afërm, pa informata shtesë (si shembujt më poshtë):

Shpallje1

Shpallje2

Si të dalloni një Samsung Galaxy S3 falsë, nga ai origjinal  (hape foton dhe shih dallimet):

  1. Pesha e pajisjes. Nëse ndonjëherë nuk keni pasur Galaxy S3 në dorën tuaj, atëherë vështirë do ta vëreni dallimin, sepse Galaxy S3 falsë peshon më pak (është me i lehtë), sesa origjinali.
  2. Mbishkrimi i logos Samsung ne ekran është e vendosur mbi hapësirën e ekranit e cila lehtë mund të fshihet me dorë,
  3. Te butoni për fikje/ndezje, nuk ekziston shenja për fikje/ndezje si tek origjinali (markuar 7),
  4. Mbrapa në kapakun e pajisjes gjithashtu logoja Samsung nuk është në formatin e njëjtë si tek origjinali,
  5. Ngjyra tek blici është me ngjyrë më të verdhë të theksuar (markuar 5),
  6. Kur hapet kapaku prapa, mund të vëreni dallime të mëdha, si:
  • Pozita e vidave (shrafave) është ndryshe (markuar 2, 3),
  • Vendi ku tërhiqet bateria më pozitë ndryshe (markuar 6),
  • Përshkrimi i baterisë është i kundërt me përshkrimin e baterisë tek origjinali (markuar 8),
  • Pjesët e sensorëve nuk janë të shënuara me shkronja si tek origjinali të cilat janë te shpjeguara me shkronja shkurtimisht (markuar 1, 4, 11, 12).

Samsung Galaxy S3 dallimi1

Perveç anës harduerike ju mund ti shihni dallimet edhe nga ana softuerike.

  • Gjatë ndezjes tek modeli falsë shfaqen shkronjat Android, kurse tek origjinali fillimishtë shfaqet Galaxy S3 GT-i9300 pastaj logoja Samsung,
  • Ndërfaqja (interface) gjatë shfletimit është dukshëm më i ngadalshme sesa në modelin origjinal,
  • Modeli falsë nuk mund të perditësohet me versionin e ri të Android-it,

Për të vertetuar 100% origjinalitetin e pajisjes, tek smartphone-i gjeni kodin IMEI (Settings, About Phone, Phone Identity) dhe e shkruani atë tek portali www.imei.info, dhe pastaj shfaqen të gjitha informatat e modelit të smartphone-it, në të kundërten informatat nuk përputhen me modelin Galaxy S3 (shfaqet krejt diçka tjetër si në foton e më poshtme).

Samsung Galaxy S3 falsë iMEI

Ngjashëm, të gjitha këto mund të vertetoni edhe me aplikacionin Phone tester që mund të shkarkoni falas nga Play Store. |ameble|

SHPËRNDAJE
  • tipi

    Kjo pune po ndodhe edhe me iPhona bile kogja shume, po ska shtet e police ketu se kishin shite telefona fallso.

    • Gzimi

      Paj, me mujt bleresit mos mu ngul, se!!

  • quki

    Ma mire mos me i ble keta samsunga, per qata ka shume se jane falls