SHPËRNDAJE

Formatimi i një disku është mënyra me e shpejtë e fshirjes dhe e pastrimit të një disku kompjuterik, para së ta vendosni për shitje, ose të instaloni një sistem operativ të ri. Kjo nuk është diçka që bëhet çdo ditë, kështu që është normale nëse keni harruar mënyrën e formatimit.

Më poshtë kemi shpjeguar hapat se si thjeshtë formatohet një disk drive në Windows, por fillimisht po shpjegojmë disa terme që përdoren për disqe:

Sistemet e File-ave

Çdo sistem operativ përdorë sisteme të ndryshme të file-ve për të lexuar dhe shkruar të dhënat. Normalisht, gjithmonë duhet të përdorë sistemin e file-ve që punon më mirë. Nëse nuk jeni të sigurt dhe në qoftë se dëshironi t’i përdorni versionet e fundit të Windows-it (8 ose 10), atëherë duhet të përdorni sistemin NTFS.

Më poshtë janë sistemet e file-ave më të zakonshëm, të përdorur nga sistemet operative me të fundit.

NTFS
NTFS (New Technology File System) është zhvilluar nga Microsoft si një sistem i patentuar për sistemet operative Windows. Ky sistem file është i parazgjedhur për Windows. Windows dhe Linux (me driver adekuat) mund të shkruajnë dhe lexojnë në disqet NTFS. Mac OS X vetëm mund të lexoj nga disqet NTFS, por nuk shkruan, edhe pse përkrahja për lexim aktualisht ekziston me driver, por është e bllokuar.

FAT32
Edhe FAT32 është zhvilluar nga Microsoft, por është një sistem file i vjetër. Versionet e fundit të Windows-it nuk mund të instalohen në këtë sistem file të vjetër. Megjithatë, ky version është i dobishëm për disqet e jashtme ose USB flash-a që gjithashtu përkrahin leximin dhe shkrimin në Mac OS X dhe Linux.
E meta e madhe e një disku apo USB flash-i të formatuar me FAT32 është se mund të ruhen të dhëna vetëm deri 4GB.

exFAT
Ky sistem file është plotësisht i ngjashëm me FAT32, mirëpo pa ato të metat që përmendem. Në të mund të ruhen të dhëna më shumë se 4GB. Ngjashëm me FAT32, exFAT mund të lexoj dhe të shkruaj nga të dy Windows dhe Mac OS X. Linux kërkon instalime shtesë për të përkrahur leximin dhe shkrimin.
Para se të filloni formatimit e një ndarje të vetme (particioni) ose komplet diskun, gjithmonë sigurohuni t’i ruani të dhënat (bëni backup) në një disk të jashtëm, në USB flash, ose në Cloud, përndryshe rrezikoni në humbjen e të dhënave tuaja.

Mënyra 1: Quick Format

Quick Format është mënyra më e thjeshtë dhe më e shpejtë e formatimit të një particioni apo disku të vetëm. Në mënyrë të shpejt mund të formatoni një USB flash, disk të jashtëm, apo edhe një particion disku brenda kompjuterit. Por, nuk mund të formatoni particionin e sistemit operativ (në shumicën e rasteve është C:/ ose ndryshe varet se si e keni instaluar Windows-in nga fillimi).

Për të formatuar një disk, veproni si më poshtë:

  • Hapni My Computer/This PC.
  • Më të djathtën klikoni në diskun që dëshironi ta formatoni.
  • Shtypni opsionin ‘Format’, ju hapet një dritare e re,
  • Klikoni ‘Start’, dhe disku fillon formatimin që kryhet brenda një minute.

Quick-format

Quick-Format-1

Mënyra 2: Formatimi komplet i diskut ose një particioni të ndarë

Nëse dëshironi të formatoni particionin e sistemit ose dëshironi të fshini diskun komplet, atëherë kjo metodë është alternativë e përkryer. Përderisa dëshironi ta formatoni particionin e sistemit operativ, kjo do të thotë që do ta fshini sistemin operativ aktual dhe me pastaj ju nevojitet që të instaloni prapë.
Vendosni CD/DVD-në në kompjuter për instalimin e Windows-it dhe starto atë (boot from CD/DVD). Me pastaj ju shfaqet dritarja Install Windows në të cilën ju duhet të zgjidhni gjuhën, kohën dhe gjuhën e tastaturës dhe vazhdoni me Next, pastaj Install Now, në dritaren e ardhshme paraqitet sistemi operativ aktual i cili është i nënvizuar dhe vazhdoni me Next, pastaj pranoni kushtet e licencës dhe shtypni Next. Në dritaren tjetër duhet të shtypni Custom, shtypni Next dhe pastaj në pjesën e poshtme tek Drive options paraqitet mundësia për formatimin e diskut. Pas formatimit mund të instaloni një kopje të re të Windows-it në disk.

Ngjashëm mund të bëhet edhe formatimi i një particioni të ndarë, vetëm se kur arrihet tek renditja e particioneve, zgjidhet particioni të cilin dëshironi ta formatoni.

Mënyra 3: Re-kthimi i Windows-it, pa e reinstaluar Sistemin Operativ

Në Windows 10, Windows 8.1 si dhe Windows 8, ju thjesht mund të fshini çdo gjë në disk dhe ktheni atë në një instalim të pastër të sistemit operativ, siç është blerë.
Shkoni tek Settings > Update & Security > Recovery dhe selektoni “Reset This PC”. Zgjidhni opsionin “Remove Everything”, dhe kështu do t’i fshini të gjitha të dhënat tuaja dhe gjithashtu diskun komplet, dhe ri-ktheni sistemin operativ Windows si në fillim. /ameble

Windows-10-Reset

SHPËRNDAJE