SHPËRNDAJE

Dëshiron të instalosh iOS 8? Në këtë postim do t’ju shpjegojmë se si të instaloni sistemin operativ iOS 8 të miratuar nga kompania Apple, jo ndonjë sistem tjetër ilegal. Këto hapa mund të ndiqen nëse jeni të regjistruar si zhvillues në Apple, ku ky regjistrim kushton 99 dollarë për 1 vit. Për çfarëdo gabimi nuk mbajmë përgjegjësi!

Hapi 1: Vizitoni Qendrën e Zhvilluesve për iOS dhe shkarkoni iOS 8,

  • Së pari ruajini të gjitha të dhënat që keni në iPhone. Nëse keni një llogari në iCloud ky hap mund të anashkalohet.
  • Tani klikoni këtë link dhe kyçuni me llogarinë tuaj Apple Developer. Më pas do të kemi dy tabe, njëri për iOS 7 SDK dhe tjetri për iOS 8 Beta. Kliko iOS 8 Beta.
  • Në listën e ofruar më pas, zgjidhni modelin e iPhone, iPod ose iPad që ju keni.
  • Shkarkimi kërkon pak kohë. Në rastin e iPhone 5S dokumenti është 1.8GB.
  • Pas shkarkimit, ekstraktojeni dokumentin në një dosje.

Hapi 2: Hap iTunes në kompjuter,

  • Hap iTunes në kompjuterin që keni shkarkuar dokumentin dhe sigurohuni që pajisja juaj të jetë e lidhur me kompjuterin.
  • Në iTunes zgjidhni pajisjen tuaj.
  • Klikoni butonin Options dhe zgjidhni “Check for update”.
  • Zgjidhni dokumentin që shkarkuat më parë me emrin iOS 8 Beta.

iOS 8 Perditesimi

Hapi 3: Instalimi i iOS 8 Beta,

  • Tani është koha për ta instaluar sistemin operativ. Nëse ndoqët hapat e mësipërm ju nuk do të keni probleme, por nëse e keni shkarkuar diku tjetër, mund të hasni në pengesa të ndryshme.
  • iTunes do të fillojë instalimin e sistemit.
  • Dhe tani shijoni përditësimin në versionin zyrtar më të fundit të iOS 8. /ameble
SHPËRNDAJE