SHPËRNDAJE

Në javët e ardhshme, kompania Apple do të lanson versionin e ri të sistemit operativ iOS 8 dhe për të gjithë përdorues të pajisjeve Apple, tani është koha e përkryer për të siguruar se pajisjet e tyre do të jenë gati për të marrë versionin më të ri.

Cilat pajisje do të marrin versionin iOS 8?

Duhet kuptuar se versioni i ri iOS 8 nuk do të përkrahë të gjitha pajisjet e prodhuara deri më tani nga Apple. Pajisjet që do të përditësohen në versionin iOS 8 janë:

  • iPhone 4S,
  • iPhone 5,
  • iPhone 5S,
  • iPhone 5C,
  • iPad 2,
  • iPad 3,
  • iPad 4,
  • iPad Air,
  • iPod Touch gjenerata 5,
  • iPad Mini dhe
  • iPad Mini me ekran retinë.

Pajsjet kompatibile me iOS 8

Pra, iPhone 4 dhe gjeneratat më të vjetra të pajisjeve Apple nuk do të përkrahin versionin iOS 8. Në vijim do të paraqesim disa këshilla se çfarë duhet bërë që pajisja e juaj të jetë gati për të marrë versionin më të ri iOS 8.

Lironi hapësirën në pajisjen tuaj

Kur ishte krijuar versioni i ri iOS 7 si dhe ishte bërë lansimi i tij, varësisht nga pajisja, madhësia e versionit iOS 7 ishte rreth 700MB si dhe ishte kërkuar që të ketë të paktën 3GB hapësirë të lirë në pajisje në mënyrë që të instalohet përditësimi. E njëjta gjë mund të pritet edhe për versionin iOS 8 që të ketë kërkesa të ngjashme.

Lirimi i hapësirës bëhet duke i transferuar fotot, videot edhe shënime të tjera nga pajisja (iPhone, iPad) në kompjuter, iCloud, Dropbox, Google Drive, varësisht nga sistemi i përdoruesit si dhe duke fshirë aplikacione të panevojshme.

Kontrolloni për përditësime të mundshme 

Nëse deri më tani nuk e keni të instaluar versionin iOS 7, ju duhet pa tjetër ta bëni sepse, ju duhet të keni versionin e fundit të iOS 7 për të përditësuar pajisjen në versionin iOS 8.

Bëni Backup-in e pajisjes tuaj 

Gjatë instalimit të përditësimit ekziston mundësia që të shfaqet ndonjë problem i pa pritur, andaj është gjithmonë një ide e mirë që të bëni Backup-in e pajisjes tuaj, në mënyrë që të keni një kopje rezervë të pajisjes tuaj.

Apple Backups

Ka dy metoda për të bërë Backup-in e pajisjes tuaj. E para është me iTunes, me ç’ rast kopja e pajisjes tuaj ruhet si një file backup në kompjuterin tuaj dhe metoda e dytë nëpërmjet iCloud, me ç’ rast kopja e pajisjes tuaj ruhet si një file backup në Cloud.

Përfundim – A duhet të bëhet përditësimi?

Siç kemi parë edhe në të kaluarën, ndonjëherë sistemet si dhe përditësime të reja mund të shkaktojnë probleme të mëdha për pajisje të vjetra. Kjo e dëshmon fakti kur pronarët e iPhone 4 u ankonin për zvogëlimin e jetëgjatësisë së baterisë si dhe të për zvogëlimin e performancës së pajisjes së tyre pas përditësimit të sistemit iOS 7.

Ndërsa për pajisjet më të reja, që kanë të integruar komponetnte haruderike të cilësisë më të lartë, çdo përditësim i ri në njërën anë sjell në vete përmirësime të gabimeve potenciale të sistemeve të mëhershme, ndërsa në anën tjetër ofron mundësi dhe funksione të reja tek përdoruesit, andaj edhe rekomandohet përditësimi i pajisjeve në versionet e reja. /ameble

SHPËRNDAJE