SHPËRNDAJE

Sot në treg kemi qindra mijëra prodhues të kartelave SD, të prodhuara sipas standardeve me tri madhësi të ndryshme fizike: SD, miniSD, dhe microSD. Kartelat e memories SD janë përdorur zakonisht në kompjuterët personal posaçërisht në laptop, video kamera, aparata digjital dhe pajisje tjera të mëdha të elektronikës.

MicroSD dhe kartelat miniSD përdoren shpesh në pajisje më të vogla elektronike si telefona celularë dhe tabletë. Kartelat SD nuk janë vetëm sasia e hapsirës në fakt janë disa faktorë të tjerë që duhet të marrim në konsideratë para se të blejmë një.  Në treg nuk prodhohen njëjtë dhe është e rëndësishme të jemi të informuar apo arsimuar për atë se cka janë diferencat që e bëjnë një kartelë me kapacitet të njëjtë por me çmim të ndryshëm.

Para blerjes së një kartele SD duhet të merrni në konsideratë tre faktorë kryesore:

  • Klasa (Class)
  • “X” Vlerësimi (Rating X)
  • Hapsira (Storage)

Klasa (Class)  – e kartelës thjeshtë tregon shpejëtsinë minimale për të shkruar në kartelë. Cilët janë ato numëra? Këto numra janë 2, 4, 6 apo 10 dhe shumë thjesht këto numra tregojn shpejtësinë në Mb/S. Për shembull, Klasa 2 e kartelës SD shkruan në 2 Mb/S, Klasa 6 në 6Mb/S, e kështu me radhë.

Për momentin, standardi i ri Klasa UHS (Ultra High Speed Class) apo shpejtësia ultra të lart po bëhet dalngadalë standard i ri që është minimum Klasa e dhjetë (Class 10) dhe shënohet me logon UHS U1 që mund të arrijë shpejtësi nga 20 Mb/S deri më 300Mb/S në kartelat SDXC. Kartelat UHS po ashtu kanë një potencial edhe për inçizime dhe transmetime në kohë reale si dhe për shkak të shpejtësisë mund te regjistroj video HD me madhësi apo minutazh me të mëdha.

  “X” Vlerësimi (apo Shpejtësia X)  – është në fakt, vetëm sa herë shkruan informacion më shpejt në krahasim me një CD-ROM drive standard. CD Rom-i shkruan me një shpejtësi prej 1.23 Mb/S, kjo do të thotë së një kartelë SD  me klas 4  ka “X” shpejtësi (Rating) 26x, do të thotë 26 herë 1.23Mb/S thye për 8 megabit. Në kohë të fundit X shpejtësia nuk shënohet nëpër kartela po mbanë mend, me rëndësi është shpejtësia e transferit Mb/S.

Hapsira (Storage) – sa i përket ruajtjes, kjo është e bazuar vetëm në llojin e mediave që ju doni të ruani dhe kapacitetit.

Ajo që unë do u sugjeroja është të dini përafërsisht madhësinë mesatare të mediave (çdo gjë është e ndryshme fotografi, film apo vetëm muzikë), dhe pastaj ju do të jeni në gjendje të përcaktoni afërsishtë se çfarë ju duhet. Sidoqoftë, aktualisht ka tre lloje kryesore të kartelave me kapacitete të ndryshme:

  • SD – Nuk prodhohet më, mund të mbajnë deri në 2GB
  • SDHC – Përditësim i SD-së (ose SD 2.0); mund të mbajnë deri në 32GB
  • SDXC – mund të mbajë deri në 2TB

Më poshtë e keni një tabelë lidhur me sasinë e mediave që mund të ruaj kartela SD varësisht nga kapaciteti:

Përfundim, cila kartelë është për mua?

  • Për Fotografi – ju rekomandoj që ti jepni rëndësi sasisë së ruajtjes dhe duke pas parasysh që tani kemi kamera nga 8 Megapixell e më shumë do të shkoja me 4 deri 8 Gb, mirëpo nëse keni nevoj të ruani në formatin RAW (rezolucion të lartë pa kompresim) atëherë duhet të konsideroni një kartelë me 16Gb që do të ishte e mjaftueshëm për 650 foto RAW format ( një RAW foto përafërsisht 25MB).
  • Për Video – me rëndësi është shpejtësia e transferit apo klasa, rekomandimet janë si në vijim:

Klasa 4.6, SD dhe HD inçizime,

Klasa 10, Full HD inçizime,

Klasa U1 (UHS), Full HD inçizime dhe foto në të njejtën kohë duke inçizuar si në Samsung S3 apo HTC One X.

Në teori, kjo duhet të funksionoj. Megjithatë, edhe një herë, këto janë vetëm kërkesat minimale. Nëse në një pajisje që kërkon Klasën 10, ju vendosni një kartë të Klasës 6 nuk do të jetë në gjendje të funksionojnë si duhet. Prandaj preferohet që gjithmonë të merrni nje Klasë më të madhe së sa që është e rekomanduar ( nëse egziston).

  • Për Smartphone dhe Tabletë – duhet të zgjidhni kartelën me Klasë U1 pasi që do kombinoni fotografi dhe video, e duke marr parasysh edhe opcionet e shumta në smartphone dhe tabletë si, Galaxy S3, Samsung Note, HTC One X, Samsung Galaxy TAB që ju ofrojnë mundësinë të fotografoni në të njëjtën duke inçizuar video HD (HD Still Consecutive Recording) atëherë për pak nuk vlenë të rrezikoni fotot dhe videot tuaja.

Dhe për fund mund të them së çdo përdorues e ka mënyrën e vetë të përdorimit dhe është vështirë të identifikohet kërkesa e çdo pajisje, por shpresojmë që pak a shumë e dini se çka duhet të shikoni për një kartelë dhe mund të aplikoni këto informata për “lodrat” tuaja. |ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE
  • dritoni

    Shum artikulli informues