Me siguri se ka pasur raste kur aksidentalisht ose gabimisht keni fshirë ndonjë dokument ose ndonjë fotografi nga kompjuteri juaj, si dhe në të njëjtën kohën e keni fshirë edhe nga shporta (Recycle Bin), dhe më pastaj keni pasur nevojë për të rikthyer ato.

Nëse janë fshirë edhe nga shporta, gjasat për t’i rikthyer në mënyrë manuale janë shumë të vogla. Nga tani e tutje nuk keni nevojë të brengoseni se pse ne kemi një zgjidhje ideale për ju. Nëpërmjet softuerit Recuva i cili është pa pagesë, ofrohet edhe një shans ose mundësi e mirë që dokumentet tuaja të rikthehen.

Në vijim do të ju njoftojmë se si mund t’i riktheni dokumentet e fshira nga kompjuteri.

Së pari, shkarkoni softuerin Recuva duke klikuar këtu.

Pasi që është bërë shkarkimi i softuerit, filloni me instalimin e tij duke përcjell instruksionet e paraqitura.

Pasi që është kompletuar instalimi, në vazhdim do të iu njoftojmë se si të përdoret ai.

Në fillim e hapeni aplikacionin Recuva dhe klikoni mbi next për të vazhduar më tutje. Në dritaren e hapur do të parashtrohen disa pyetje të cilat kanë të bëjnë me rikthimin e llojit të  shënimeve të fshira  duke përfshire dokumente, foto, muzikë, video, disa shënime të kompresuara si dhe disa emaila nga Thunderdbird, Outlook Express dhe Windows Mail. Ju mund të përzgjidhni njërin nga opsionet e paraqitura dhe të vazhdoni me hapin e radhës.

Hapi i radhës ka të bëjë me vendin ku ishte vendosur dokumenti i fshirë dhe nëse nuk jeni të sigurt, atëherë klikoni mbi opsionin I’m not sure dhe vazhdoni më tutje.

Pas instruksioneve të dhëna, do të shfaqet një dritare e re nëpërmjet së cilës mund të rikthehen shënimet e fshira. Duhet të keni parasysh se në dritaren e hapur do të shfaqen tri lloje ngjyrash (e gjelbërit, e portokalltë dhe e kuqe) që tregojnë statusin ose mundësin e rikthimit të shënimeve. Ngjyra e gjelbërit tregon se mundësia e kthimit të shënimit është 100 %, ngjyra e portokalltë tregon se mundësia e kthimit të shënimit është 50 % ndërsa ngjyra e kuqe tregon se shënimi nuk ka mundësi të kthehet fare.

Hapi i radhës është selektimi i dokumenteve që dëshironi t’i riktheni, më pastaj klikoni mbi butonin Recover dhe e përzgjidhini vendin sipas dëshirës (Desktop, Mu Documets, My Computer, USB, etj)  në të cilin do të rikthehen shënimet.

Hapi 7

Shpresojmë se ky manual do të jetë i dobishëm për ju dhe në raste kritike do të ju ndihmon në rikthimin e shënimeve tuaja. |ameble|