SHPËRNDAJE

Beteja më e furishme në softuer është duke u zhvilluar në sistemet operative për smartphone. Platformat kryesore në këtë arenë janë Android, iOS dhe Windows Phone. Secili prej garuesve ka vetitë pozitive/negative dhe ofron dicka unike për përdoruesin.

Edhe pse Microsoft ishte në skenë me Windows Mobile për shumë vite (që ka perfunduar me Win Mobile 6.5), ai ishte një sistem operativ jo i optimizuar për telefona. Me 21 Tetor 2010, Microsoft vjen me Windows Phone 7 që ishte një sistem i mirëpritur për shumë entuziast të Windows. Mirëpo e gjithë platforma nuk ishte “e pjekur” sa duhet. Iterimi i fundit nga gjiganti softuerik Microsoft do të jetë Windows Phone 8, që konsiderohet si konkurent shumë i fort në garën e sistemeve operative. Windows Phone 8 përdorë të njejtin thelb si Windows 8, që do të thotë se perkrah procesorë shumë-bërthamësh (multi-core), gjë që do të ndikojë në shpejtësinë e platformës dhe adaptimin e aplikacioneve në Windows Phone 8.

A do të jetë Windows Phone 8 në gjendje të luftojë konkurencën e ashpër në botën mobile? Me poshtë e keni një pasqyre krahasuese.

           iOS 6.0        Android 4.0 Windows Phone 8
Aplikacionet650,000+500,000+100,000+
MultitaskingPo, të limituarPoPo, të limituar
WidgetsJoPoPo, në formë të katërkëndëshave
Përkrahje për SD cardJoPoPo
Procesorë shumë-bërthamëshPoPoPo
Ekran me rezolucion të lartëPoPoPo
File ManagerJo, duhet iTunesPoJo, duhet Zune
Instalim alternativ të   aplikacionevePo, CydiaPo, shumë mënyraNuk dihet ende
Notifikime të centralizuaraPoPoJo
Përkrahje për FlashJoPoNuk dihet ende
Navigacion offlineJo, duhet blerë aplikacioneJo, duhet blerë aplikacionePo
Menyra e ndërtimitDarwinLinuxWindows NT

 

Duke konsideruar që përqindja e Windows Phone në treg kap vetëm 1-2%, a mendoni se Windows Phone 8 do te ndryshojë këtë? [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE