SHPËRNDAJE

Microsoft, dy ditë pasi e prezentoi Tabletin e tyre tani kanë njoftuar në një prezentim zyrtarisht për versionin e fundit të sistemit operativ për Smartphones, ky version do të jetë në dispozicion në fund të këtij viti, Windows Phone 8 ka shtuar përkrahjen për procesorët me më shumë bërthama dhe rezolucionin deri në WXGA i cili është 1280×768 pika, gjithashtu do të ketë përkrahje edhe për SD kartën. Ata kanë njoftuar për portofolin e tyre digjital i cili do të lejoj të bën pagesat nëpërmjet NFC. Një tjetër veçori e re në Windows Phone 8 është se Nokia Maps tani do të jetë e integruar në sistemin operativ që do të thotë se do të jetë në dispozicion për të gjitha pajisjet që përdorin Windows Phone 8, bashkë me opsionin e Hartës që funksionon pa Internet. Është thënë se nevojitet ende kohë për të dhënë një datë të saktë për lançimin e këtij versioni, megjithatë thuhet se do të jetë në dispozicion këtë vjeshtë. Ne mund të presim një varg të ri të pajisjeve  telefona të mençur për Windows Phone 8 që do të nisin në të njëjtën kohë me këtë sistem operativ, dhe na mbetet të presim se çfarë ka planifikuar Nokia, dyshojmë se do të jetë një fillim për disa pajisje interesante, duke e konsideruar Microsoft-in si partneritetin më të ngushtë të tyre. |Windows| [youtube id=”25DKXGKblOw” width=”600″ height=”350″] [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE