SHPËRNDAJE

Microsoft ka njoftuar se janë bërë gati që te hjekin nga supet e tyre shërbimin Hotmail dhe të kthehen në biznes me Outlook.com, një konkurrent direkt për shërbimin Gmail nga Google.

Hotmail, ka filluar në vitin 1996, dhe ka qenë një nga shërbimet e para për email online, por nuk është përditësuar(update) nga Microsoft që tetë vite. Sipas te dhënave të comScore deri ne fund të qershorit shërbimi Hotmail ka ne dispozicion 324 milion përdorues, rreth 36% te tregut global.

Shërbimi i ri outlook.com duket te jetë asgjë më pak se i përkryer ne dizajn, i pastër dhe i lehtë për t’u përdorur. Përdoruesit mund të lidhet nëpërmes llogarive te tyre ne Facebook, Twitter, LinkedIn dhe Google+ për të parë përditësimet më të fundit nga miqtë dhe kontaktet. Online Chat gjithashtu është në dispozicion nëpërmjet Facebook-ut. Përdoruesit e Windows Phone shumë shpejt do të kenë mundësin ta përdorin ketë për nevojat e tyre me email. Skydrive dhe Skype tashmë janë të integruar këtu, në mënyrë që te komunikoni nëpërmes smartphonit tuaj me shumë lehtësi. [youtube id=”uDI6Itn7soQ” width=”600″ height=”350″]

Microsoft ka shtuar se shërbimi Outlook.com, aktualisht është në test fazë(preview), që do të thotë se shumë karakteristika do të shtohet para se të lëshohet versioni përfundimtar. |ameble| [divider top=”0″]

SHPËRNDAJE