Graphsix Studio, një startup nga Kosova që veçse ka filluar të dalloj vetën prej të tjerëve me produkte të saja, sërish është në qendër të vëmendjes pasi kësaj radhe ka publikuar në Google Play lojën e tyre më të fundit Skenderman, që ka qenë edhe një prej aplikacioneve fituese në App Camp Kosova.

Sipas përshkrimit të lojës në Google Play, Skendermen është një lojë e ilustruar për pajisje mobile, që sjell me vete një histori të përzier mes karakterit fiktiv Superman dhe heroit të Shqipërisë, Skenderbeut. Qëllimi kryesor i lojës është që të intepretohet historia Shqiptare përmes betejave të ndryshme që lojtari është në gjendje t’i kalojë një nga një dhe të cilat janë gjithashtu të ilustruara, dhe më pas sa më shumë beteja që kalon, aq më e vështirë do të jetë çështja e evitimit të shpatave e shigjetave, ndërsa do të preferohet ngrënia e mishit dhe marrja e bonuseve tjera si Plisi apo mburojat.

Loja është kategorizuar si Arcade & Action dhe në këtë fazë është e gatshme për shkarkim nga Google Play, ndërsa sipas njoftimit zyrtar në faqen e Graphsix Studio në Facebook, loja pritet të debutojë së shpejti edhe për Apple App Store.

Koincidenca me 28 nëntorin, 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë nuk është edhe e ratsësishme për shkak se ekipi ka qenë duke punuar qe disa muaj në konkretizimin e idesë dhe ka dëshiruar që të krijojë një aplikacion argëtues për të nderuar heroin kombëtar, që në mes tjerash i ka sjellë edhe një shpërblim prej 1,000 Euro në AppCamp Kosova që u mbajt me 2 – 4 Nëntor 2012.

Sigurisht me kalimin e kohës do të shtohet edhe elementi për garim përmes rrjeteve sociale se cili po bënë pike më shumë, por gjithsësi do të ketë hapësirë për shtim të veçorive tjera me kalimin e kohës. Lojën mund ta shkarkoni këtu e gjithsesi mund të na shkruani edhe ndonjë koment mbi përvojën tuaj. |digjitale| |ameble| [divider top=”0″]