SHPËRNDAJE

Amazon smartphone HTCKa pasur thashetheme që një kohë të gjatë se Amazon është duke punuar në një smartphone të ri dhe tani në bazë të një raporti të kohëve të fundit, kjo kompani është duke punuar me HTC-në rreth kësaj.

Lajmi vjen nga një raport i Financial Times, të cilët kanë thënë se do të jenë tre modele të smartphone-ve nga Amazon dhe të gjitha keto tri pajisje do të bëhen nga HTC, dhe njëra nga pajisjet është ngatë përfundimit.

Amazon pritet të bëj lançimin e smartphone-it të tyre në vitin 2014, thashethemet e mëparshme ka qenë që kompania të ofrojë pajisjen pa pagesë, por Amazon i kishte hedhur poshtë këto thashetheme dhe patën thënë gjithashtu se nuk kanë plane për lançimin e një smartphone-i gjatë këtij viti.

Seria e tabletve Kindle Fire nga Amazon eshte shitur shumë mirë dhe gjithashtu një smartphone nga Amazon mund të përfundojë si një pajisje shumë e popullarizuar.

HTC gjatë dymbëdhjetë muajve të fundit ka luftuar në shitjet e smartphone-ve të saj, përkundër disa modeleve të vlerësuara si HTC One prapë nuk kanë qenë e mjaftueshme për ti sjellë kompanisë fitime të bollshme.

Një smartphone Amazon, i prodhuar nga HTC mund të jetë një litar shpëtimi për HTC-në, dhe në qoftë se pajisja shitet mirë, ajo mund të ndihmojë kompaninë në rritjen e shitjeve të saj në mënyrë të konsiderueshme dhe gjithashtu fitimet. |ameble|

SHPËRNDAJE