SHPËRNDAJE

Një punëtor në një pompë derivatesh në Florida ka qenë shumë afër vdekjes mëngjesin e ditës së djeshme, ku autoritetet policore kanë deklaruar se ai ka mbijetuar në mbrojtje nga smartphone-i i tij HTC EVO 3D të cilin për fat të mirë e kishte pasur në xhep të përparmë të këmishës.

HTC bllokon plumbin 1

Punëtori i cili nuk është identifikuar për media, ka pësuar lëndime të lehta kurse sulmuesi ende gjendet në arrati. Pas lajmit të marrë nga HTC këtij personi me fat, i është ofruar një smartphone HTC One i ri, duke e zëvendësuar smartphone-in të tij të shkatërruar.

Policia për emisionin e lajmeve lokale WFTV ka thënë se sulmuesi ka hyr në pompën e derivateve dhe ka kërkuar ndihmë nga punëtori duke ja nxjerr revolen dhe duke kërkuar qasje në kasafortën e parave. Me refuzimin e punëtorit, grabitësi ka filluar të dal nga ai vend duke hapur zjarr tek punëtori të cilin e kishte goditur në gjoks, por që plumbi ishte bllokuar nga smartphone-i i tij.

“Viktima ishte sigurisht me fat që posedonte një smartphone të trashë. HTC EVO 3D është 12mm i trashë i cili me sa duket është i mjaftueshëm për të ndaluar një plumb.

HTC bllokon plumbin

 

SHPËRNDAJE
  • kiki

    i lumi ky qe i ka qellu htc, se me kane tjeter, rahmetli ish kane dhe melaqet kishin ba hajgare duke i thane pse ske pas htc se kish pshtu

  • Lule

    Sa mire hahaahhaha
    Po ta pshtojkan jeten kta htc ani mo tashti jane zgjedhjet ahahah