SHPËRNDAJE

Siç kemi raportuar edhe me herët, kompania HTC po përgatitet për ngjarjen që pritet ta mbahet më 25 Mars në Nju Jork dhe Londër, ku tajvanezët aty do të prezantojnë modelin e ardhshëm të smartphone-it All new HTC One (M8).

Ngjashëm si shumica e prodhuesve të tjerë, edhe HTC pritet që ketë ngjarje ta shfaq drejtpërdrejt, për ata të cilët nuk kanë mundësi të jenë pjesë e këtij evenimenti.

Prezantimit zyrtar të këtij smartphone i kanë mbetur edhe disa orë, ku HTC do të nxjerrë modelin e përditësuar të HTC One. Sa i përket karakteristikave ky model pritet të shfaqët me ekran 5-inç me rezolucion 1080p, procesorin Snapdragon 801, 2/3GB RAM, 16GB memorie të brendshme plus portën microSD, baterinë 2.600 mAh, kamerën kryesore të dyfishtë UltraPixel , atë frontale 5-megapikselë dhe vjen me Android 4.4.2 Kitkat dhe ndërfaqen Sense 6.0.

Andaj, nesër, ditën e martë duke filluar nga ora 16:00, ketë ngjarje mund ta ndiqni drejtpërdrejt nëpërmes portalit tonë. /ameble

SHPËRNDAJE