SHPËRNDAJE

Prodhuesi kinez i pajisjeve elektronike Meizu para disa muajve kishte lansuar smartphone e tyre të fundit Meizu MX4, i cili erdhi me specifika mbresëlënëse. Kjo kompani deri me tani ka vetëm 5 modele të smartphone-ve. Tani po flitet për një version tjetër të ardhshëm të smartphone-it, i cili do të quhet MX4 Pro.

MEIZU MX4

Meizu MX4 Pro thuhet se do të vijë me procesor më të shpejtë dhe më me shumë RAM se sa modeli i kaluar, dhe sipas një raporti të fundit, ky smartphone do të lansohet më 26 Tetor.

Karakteristikat që po fliten për të janë, procesori nga Samsung, Exynos 5430 dhe ndoshta do t’i ketë 4GB RAM. Meixu MX4 Pro i ri përfshinë ekranin Quad HD 5.4 inç me rezolucion 2560 x 1440 pikselë. Kamera frontale për selfies dhe video chat 13 megapikselë, kurse kamera e pasme e pajisjes është thënë të jetë 20.7 megapikselë. Opsionet për hapësirën e të dhënave do të jenë sipas zgjedhjes nga 16GB, 32GB ose 64GB dhe do të vijë me sistemin operativ Android 4.4 Kitkat.

Meizu MX4 Pro pritet të dal në shitje në Kinë nga po e njejta datë pra 26 Tetor, mirëpo ende nuk ka informata se kur do të fillojnë shitjen jashtë Kinës. /ameble

SHPËRNDAJE