Motorola Droid BioniciFixit, kompani kjo që rregullisht sjell informata harduerike për gati shumicën e pajisjeve mobile ka publikuar një listë që tregon se cilët smartphone janë me lehtë për tu riparuar.

iFixit ka përcaktuar shkallën (notat) nga 0 deri 10, shkalla 10 tregon mënyrën më të lehtë për tu riparuar kurse 0 më të vështirë. Për të pasur një rezultat të mirë pajisja duhet të jetë e lehtë në çmontim si dhe një manual në dispozicion për ketë shërbim do ti jepte një plus kësaj.

Mundësia sa ma e lehtë e ndërrimit të komponentëve dhe aftësia për të rregulluar lehtë ndonjë prishje mund ta rritë rezultatin e notave të pajisjes, ndërsa nevoja për përdorimin e mjeteve për servisim jo të specifikuara për pajisjen specifike mund të zvogëlojë atë.

Lista nga iFixit nuk i përfshinë të gjithë smartphone-t, por në listë ka vënë ata me të fundit. Sipas iFixit, kampion në riparim është Motorola ku Droid Bionic dhe Atrix 4G janë pajisje të vetme në listë me 9 pikë. Galaxy Samsung S4, si dhe versionet e vjetra të saj S2 dhe S3 kanë nga 8 pikë, gjithashtu edhe Galaxy Note dhe versioni 2.

Apple iPhone 5 gjithashtu renditet me notën 7 dhe të njëjtin rezultat e ka edhe Google Nexus 4, Motorola Moto X, iPhone 3G dhe 3GS. Modelet e reja iPhone 5C dhe 5S kanë një notë pak më të ulët 6, pasi që bateria e tyre është vështirë të hiqet krahasuar me iPhone 5 origjinal.

HTC One renditet në fund të listës me një rezultat 1. iFixit ka thënë se trupi i smartphone-it është i fortë, dhe është praktikisht e pamundur të hapet pa bërë dëme ekstreme në trupin e tij, duke e bërë të vështirë për tu riparuar. |ameble|