SHPËRNDAJE

Samsung Galaxy AlphaSamsung së fundmi ka lansuar smartphone-in e ri Samsung Galaxy Alpha, kurse tani sipas një raporti të fundit, kjo kompani do të lansoj edhe disa pajisje të tilla të cilat janë të ngjashme me modelin Galaxy Alpha të serisë së quajtur Samsung Galaxy “A”. Sipas portalit Sammobile, kompania do të nxjerrë edhe tri modele të reja të serisë Galaxy “A”.

Të tri modelet që do të vijnë do të jenë të koduara si SM-A300, SM-A500 dhe SM-A700, Samsung SM-A300 do të vijë me ekran qHD dhe rezolucion 960 x 540 pikselë. SM-A500 me sa duket do të vijë me rezolucion HD prej 1280 x 720 pikselë, dhe të tri modelet do të jenë me platformën Android 4.4.4 Kitkat dhe kamerë të re.

Ende nuk dihet nëse këta smartphone do t’i shohim muajin e ardhshëm në ngjarjen IFA 2014 apo më vonë. /ameble