SHPËRNDAJE

Për smartphone-in ZTE Grand S II u njoftua në ngjarjen CES në muajin Janar dhe në atë kohë ky model u paraqit me 2GB RAM, mirëpo tani si duket kjo pajisje mund të jetë smartphone-i i parë që vjen me 4GB RAM. Në atë kohë karakteristikat origjinale të ZTE Grand S II ishin procesori 4-bërthamor Snapdragon 800 2.3 GHz, dhe 2GB RAM. Gjithashtu ishte paraqitur me ekran të plotë me definicion të lartë 5.5 inç me rezolucion 1920 x 1080 pikselë dhe kamerën e pasme 13 megapikselë.

ZTE Grand S II karakteristikat

Tani ky smartphone në Kinë ka pranuar certifikimin e FCC-së, ku aty thuhet se pajisja do të vijë me 4GB RAM.

Për sa i përket kësaj, nga ZTE nuk është dhënë asnjë informatë zyrtare, se pse ky model është paraqitur me 4GB RAM, ku pajisja origjinal është prezantuar me 2GB RAM?! /ameble

SHPËRNDAJE
  • erolind

    A doni me ju ndihmue me postue gjera te reja prej TECH nese doni me trg