SHPËRNDAJE

Kur për herë të parë në vitin 2014 Snapchat prezantoj opsionin për mesazhe, për atë kohë ishte një punë e madhe, duke kombinuar tekstin dhe videon drejtpërdrejtë. Dy vjet më vonë, tani duket të jetë shumë e thjeshtë për ata duke e krahasuar me pjesën tjetër të aplikacionit. Tani Snapchat, ka përgatitur një tjetër përditësim dhe është gati ta lansoj.

snapchat

Chat 2.0 vjen me shumë opsione të reja. Tani ju mund të dërgoni stickersa të ngjashme sikur ato në Facebook Messenger me mbi 200 nga momenti kur përditësohet, incizoni video të shpejtë që kthehet si një GIF, të shpërndani mesazhe të regjistruara me zë dhe madje edhe të dërgoni foto direkt nga kamera.

Të gjitha këto opsione të reja janë të futura në një ndërfaqe të ri-dizajnuar të chat-at me një rresht të butonave në pjesën e poshtme të ekranit. /ameble

SHPËRNDAJE