SHPËRNDAJE

Sony Xperia Z Pjesa e PsmeSony ka prezantuar rezultatet e fundit financiare për vitin fiskal që përfundoi më 31 mars 2014 duke njoftuar për detajet dhe suksesin e arritur në shitjen e modelit të smartphone-it Xperia.

Sony ka arritur të shes deri më tani rreth 39.1 milion të pajisjeve për 12 muaj, që tregon një rritje për 20 % krahasuar më periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Në vitin e kaluar Sony kishte arritur të shes rreth 33 milion modele të smartphone-it Xperia, kështu që rezultatet e arritura nga shitjet paraqesin një sinjal të mirë të suksesit për të cilat kompania është duke shpresuar se do të rriten me shitjen e modelit të fudnit Xperia Z2.

Sony ende ka shumë punë për të bërë për të “mposhtur” konkurrentet nga Samsung dhe Apple, pasi që tani më është e njohur për Samsung i cili arriti të shes rreth 10 milion të modelit të funidt Samsung Galaxy S5 për vetëm 25 ditë. /ameble

SHPËRNDAJE