SHPËRNDAJE

Sony VaioJavën e kaluar, spekulimet ishin së Sony është në bisedime për shitjen e biznesit të tyre VAIO. Një nga kandidatët e mundshëm ishte përfolur Lenovo, për të cilën Sony e kishte mohuar. Pastaj thashethemet të tjera ishin se VAIO do të blihet nga një firmë japoneze e investimeve, e që po del të jetë kjo.

Sony sot ka njoftuar se me të vërtetë do të shesin sektorin VAIO të PC-ve tek Japan Industrial Partners (JIP) për një shumë që nuk e kanë zbuluar ende. Nga kjo marrëveshje kompania Sony tanimë do të ndal dizajnimin dhe zhvillimin e produkteve të PC-ve, e cila pretendon se është për shkak të ndryshimeve drastike në industrinë e kompjuterëve.

Siç shihet Sony tani pritet që të përqendrohet në formacionin e tyre të pajisjeve mobile smartphone dhe tablet ndërsa JIP do të marrë kontrollin e biznesit për PC, VAIO. Marrëveshja pritet të përfundojë deri në fund të korrikut, duke supozuar se çdo gjë do të shkoj sipas planit. JIP gjithashtu planet e saj i ka që të mbaj gjallë markën VAIO, edhe pse pritet që të zvogëloj numrin e shitjeve. /ameble

SHPËRNDAJE