SHPËRNDAJE

Sony ka prezantuar një phablet të ri që i bashkohet serisë së tyre Xperia, pajisje kjo që fillon vitin 2014. Sony, përveç modelit Z1 S dhe Z1 Compact që e kishte prezantuar në CES, fokusi ishte tek phableti i fundit Xperia T2 Ultra (dhe T2 Ultra Dual), për të cilët Sony shpreson se do të kënaqë nevojat e secilit përdorues.

Xperia T2 Ultra

I pajisur me ekran 6 inç 720p, T2 Ultra posedon fuqinë e baterisë 3000mAh, procesorin 4-bërthamor 1.4 GHz, 1GB RAM, 8GB hapësirë e brendshme për ruajtje me mundësi zgjerimi deri në 32GB nëpërmes portës microSD dhe kamerën Exmor RS 13 megapikselë. Për shkak se nuk posedon ekranin Full HD dhe hapësirë të madhe për të dhëna, i bie që mund të presim një çmim mjaft të ulët të këtij modeli, edhe pse ende nuk ka informacione se sa do të jetë çmimi i tij si dhe kur do të shfaqet në treg.

Pas daljes në treg, në të njejtën kohë do të paraqitet edhe modeli i njejtë me dy SIM kartela (T2 Ultra Dual). /ameble

SHPËRNDAJE