SHPËRNDAJE

Sony mund të vij me disa surpriza gjatë ngjarjes CES 2015, që pritet të nis në fillim të javës së ardhshme. Tani për tani thuhet se kompania të paktën mund të prezantoj një pajisje të re smartphone, ku ndoshta mund të jetë smartphone-i i ri Xperia Z4, përveç edhe një tableti që ka filluar të përflitet. Thashethemet e fundit tregojnë se e tëra është në kuvertë, ku duket jashtëzakonisht i hollë.

SONY CES 2015

Një raport i ri nga DigiTimes ofron një pasqyrë në atë së çfarë mund të jetë kjo pajisje. Nuk është e sigurt mirëpo si duket Sony është duke planifikuar të lansoj një tablet me ekran të madh 12.9-inç dhe rezolucion 3840 x 1440 pikselë. Pajisja thuhet se me prodhimin në masë do të hyjë shumë shpejt, ndoshta para prezantimit të tij diku gjatë gjysmës së parë të vitit 2015. Duke pasur parasysh këtë afat kohor, kjo do të thotë se Sony mund të prezantoj pajisjen gjatë ngjarjes CES 2015 javën e ardhshme, ose në mars në ngjarjen tjetër MWC. DigiTimes ka thënë se ky tablet pritet të jetë vetëm 8.6mm i hollë, që përshtatet me imazhin e paraqitur me lartë. /ameble

SHPËRNDAJE