SHPËRNDAJE

PS4 AmebleSony Playstation përfundimisht është ngritur për ti bërë ballë konkurrentit të tij Microsoft XBOX. Pak orë më parë kompania japoneze Sony zyrtarisht ka publikuar datën dhe çmimin e pajisjes së shumë pritur PlayStation 4.

Gjatë panairit më të madh të video lojërave në Botë i cili është duke u mbajtur në Gjermani, kompania Sony ndër të tjera ka bërë të ditur se PlayStation 4 do të lansohet për shitje duke filluar nga data 15 Nëntor në SHBA dhe më pas në Evropë me 29 Nëntor. Çmimi i PlayStation 4 do të jetë 399 Dollarë që i bie 100 Dollarë më lire se XBOX One i Microsoft.

Siç duket Sony po përgatit kohën e shitjes pikërisht atëherë kur njerëzit fillojnë shpenzimet për festat e fund vitit në mënyrë që ky produkt të shitet edhe më shumë.

Sony PlayStation 4 është paraqitur si një pajisje me përformanca mjaft të mira të mundësuara nga procesor 8 bërthamor X86 AMD Jaguar, 8 GB RAM GDDR 5, Wi-Fi 802.11n , Bluetooth 2.1, USB 3.0, dalje HDMI dhe një port optike. |ameble|

SHPËRNDAJE