SHPËRNDAJE

Është vërtet e mrekullueshme, që njerëzit zhvillojnë telefonata për të komunikuar me njerëzit tjerë. Ai që shtroi rrugën për gjithë këtë mundësi është Martin Cooper, i cili me 3 Prill, 1973 bëri telefonatën e parë publike me telefon mobil duke u bërë kështu personi i parë që realizoi telefonatën e parë mobile në histori të njerizimit.

Në atë kohë Martin ishte inxhinieri kryesorë i kompanisë Motorola, pra telefoni i parë me të cilin Martin komunikoi ishte pikërisht Motorola. Këto ishin fjalët e tij të para, gjersa e telefonoi konkurrentin e tij Joel Engel, pronar i AT&T Bell.

“Joel, jam Marty Cooper, Unë dua që ti ta dinë që jam duke të telefonuar nga një telefon mobil”

Telefoni mobil vërtet ka ndryshuar boten. Duke u nisur nga komunikimet e thjeshta që mund ti bëjmë përmes tij, shkëmbimin e mesazheve me tekst. Evoluimin në telefon mobil të mençur përmes të cilit kryejmë komunikime më të avancuara, video komunikime, ruajtjen e të dhënave, shkëmbimin e të dhënave me te të tjerët, video incizimet, e shumë gjëra tjera.

Sot në botë janë të shpërndarë më shumë se 6.8 miliard telefona mobil. /ameble

[youtube id=”7A6RqCYuKac” width=”600″ height=”350″]

 

SHPËRNDAJE