Shërbimi për muzikë streaming Spotify tani posedon më shumë se 24 milionë përdorues aktiv, dhe nga këta 24 milionë 6 milionë janë abonentë me pagesë, kjo pritet të bëhet publike shumë shpejt nga Daniel Ek në ngjarjen SXSW që po mbahet në Teksas të SHBA-ve.

Në korrik të vitit të kaluar Spotify kishte një total prej 15 milionë abonentëve me 4 milionë që paguajnë, kështu që kanë arritur të shtojnë rreth 2 milionë anëtarë me pagesë që nga vera e kaluar. Sukses i madh.

Ky shërbim ka filluar në Tetor të vitit 2008 nga disa persona Suedez të Spotify AB.
Deri në Shkurt të këtij viti, shërbimi është prezent në rreth 20 shtete të ndryshme. |ameble| [divider top=”0″]