SHPËRNDAJE

Innovation Centre Kosovo (ICK) të premten më 18 tetor duke filluar nga ora 17:00 do të mbahet aktiviteti “Start Trek 2013” i organizuar nga dy fondet Eleven dhe LauncHUB në bashkëpunim me akterët vendor të komunitetit me mbështetjen e Netokracija dhe të Start.It.

Startrek 2013

Disa ekipe duke përfshirë edhe pesë kompani nga inkubatori i biznesit të Innovation Centre Kosovo (ICK) do ti prezantojnë idetë e tyre ekzistuese para ndërmarrësëve dhe investitorëve nga Eleven dhe LauncHUB, dy nga investitorët më aktivë të fazave të hershme në Evropë.

Përmes “Start Trek 2013” ekipet në fjalë do të informohen mbi resurset që janë në dispozicion të startupave si dhe do të marrin përgjgije lidhur me idetë e tyre të biznesit nga ana e ndërmarrësëve me përvojë.

Aktiviteti “Start Trek 2013” është një nga 5 ngjarjet që janë organizuar nga Eleven dhe LaunchHUB në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ngjarje të prezantimit të ideve, nga këto dy fonde janë organizuar në Beograd-Serbi më 14 tetor, Zagreb-Kroaci më 15 tetor, Banja Llukë-Republika Serbe më 16 tetor, kurse në Podgoricë-Mali i Zi kjo ngjarje do të mbahet më 17 tetor dhe në Prishtinë-Kosovë më 18 tetor 2013.

Eleven dhe LaunchHUB i organizojnë këto aktivitete në partneritet më Domain.me, Microsoft dhe me akterët vendor të komunitetit të startupit, me ndihmën e Netokracija dhe Start.It.

Innovation Centre Kosovo (ICK) është një qendër e cila ka për qëllim të lidh komponentën e hulumtimit dhe të zhvillimit të fushës shkencore me sektorin e biznesit, duke u përqëndruar në krijimin e mundësive të reja të punësimit të orientuara drejt së ardhmës, bazuar në njohuri dhe teknologji të reja.

Athene Prosjektledelse, Norvegji dhe Shoqata për Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit (STIKK) në Kosovë, janë themeluesit e ICK-së, ndërsa Crimson Capital LLC Kosovë, është partneri kryesor bashkëpunues.  ICK financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjisë.

  • Vegza zyrtare e ngjarjes: http://www.starttrek.me/
  • Vegza e regjistrimit: http://www.f6s.com/Starttrek2013
  • Blogu: http://blog.eleven.bg/
SHPËRNDAJE