SHPËRNDAJE

Studentët e Universitetin të Prishtinës, Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike kanë krijuar një aplikacion jo të zakonshëm për rrjetin më të popullarizuar social, Facebook. Studentët Hekuran Kastrati dhe Ilir Osmanaj në temën e tyre të Baçelorit kanë zhvilluar një aplikacion “RateMyFriends”, që tregon se cilët janë miqtë më të mirë në Facebook, duke saktësuar se sa herë të kanë bërë like, koment dhe share.

foto

Profesori i studentëve Blerim Rexha ka treguar për Indeksonline se si është zhvilluar aplikacioni.
Ai ka thënë se është aplikacion unik që është punuar nga studentët e Universitetit të Prishtinës.

“Aplikacioni është unik që nuk e ka askush në botë. Aplikacioni tregon se cilët janë shokët më të mirë dhe cilët jo të mirë. Tregon se cilët shokë nuk kanë bërë asnjëherë like, koment dhe share. Ta gjeneron një raport dhe mund ta shohësh se sa e ke shkallën e miqësisë në Facebook me miqtë e tu”, ka thënë Rexha për Indeksonline.

Aplikacionin RateMyFriends mund ta shkarkoni duke klikuar shkarko aplikacionin për Android.

Është aplikacioni unik dhe origjinal që e kanë zhvilluar për platformën Android, studentët Hekuran Kastrati dhe Ilir Osmanaj në kuadër të temës së tyre të baçelorit në fakultetin tonë. Ky është zgjerim i aplikacionit të realizuar më herët nga studenti Valon Xhafa. Aplikacioni RateMyFriends mbledhë listën e shokëve duke përdor teknikën e “Web scraping” dhe pastaj duke përdorur Facebook API mbledhë numrin e aktiviteteve si: Comment, Like, Tag, dhe Share.

Nga anketa që kemi bërë më herët me shumicën nga ju, kemi marrë përgjigje të qartë lidhur me preferencat e komunitetit lidhur me aktivitetet në Facebook. Kështu kemi zhvilluar një algoritëm për të përcaktuar sa më saktë shkallen e miqësisë në Facebook. Për disa sekonda mund të shihni se cili është miku juaj më i mirë në Facebook, por edhe ti shihni cili nuk iu ka bërë asnjë Like!

Ne nuk mbajnë përgjegjësi nëse pas kësaj fjaloseni me miqtë tuaj. Të gjitha këto të arritura i kemi përmbledh në një punim shkencor, që po presim të publikohet në fillim të dhjetorit. Falënderoj kolegët Korab Rrmoku, Vehbi Neziri dhe Kadri Sylejmani për ndihmën e tyre të pakursyer. I përgëzoj Ilirin dhe Hekuranin për përkushtimin e tyre gjatë zhvillimit të aplikacionit. Ju lumtë!”/Indeksonline/

SHPËRNDAJE