SHPËRNDAJE

Thashethemet janë se Microsoft është duke u përgatitur për lansimin e një version të ri të fuqishëm të laptopit të tyre Surface Book, i cili do të vijë i pajisur me ekran Ultra HD 4K dhe portën USB-C.

Surface-Book-2

Surface Book 2 pritet të lansohet zyrtarisht diku gjatë gjysmës së dytë të vitit 2016 dhe është dizajnuar të konkurroj me Apple MacBook Pro, i cili gjithashtu do të vijë me dizajn të ri dhe harduer të modernizuar që pritet të lansohet në konferencën Apple WWDC 2016.

Thashethemet janë se Surface Book 2 mund të jetë i pajisur me gjeneratën e procesorëve Intel i5 dhe i7 që janë koduar si Kaby Lake. Disa burime të afërta me zhvilluesit e këtyre laptopve thonë se Surface Book 2 mund të jetë në dispozicion nga fillimi i muajit të ardhshëm që do të jetë i pajisur me një port USB-C dhe mund të vijë me çmim rreth  1500 $, edhe pse asgjë nuk është konfirmuar ende. /ameble

SHPËRNDAJE